Forcat izraelite prej 12 ditësh kanë rrethuar qytetin Jericho

Forcat izraelite prej 12 ditësh vazhdojnë rrethimin e qytetit Jericho në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtria izraelite po bllokon hyrje-daljet në qytet në postblloqet ushtarake të vendosura në hyrjet kryesore dhe dytësore të Jericho-s.

Kryetari i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë së Jericho-s, Teysir Hamide deklaroi se sektori i turizmit ka humbur rreth 70 milionë dollarë për shkak të rrethimit të forcave izraelite ndaj qytetit.

Duke thënë se 15 hotele në qytet si dhe 2.400 vila turistike u mbyllën për shkak të rrethimit, Hamide tha se janë mbyllur restorantet dhe ambientet e argëtimit. Ai nënvizoi se Jericho është një nga qytetet ku turistët vendas dhe të huaj shfaqin interes të madh.

Forcat izraelite rrethuan qytetin Jericho më 22 prill.

Thuhet se ushtria izraelite ka kryer një politikë ndëshkimi kolektiv me praktika rrethimi kundër qyteteve palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar kohët e fundit.