Forcat turke arrestuan 14 persona të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Forcat turke të sigurisë arrestuan gjithsej 14 persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet kundër terrorizmit të policisë dhe inteligjencës mësuan se 21 të dyshuar për lidhje DEASH-in ishin në kryeqytetin Ankara, tha burimi.

Ekipet zhvilluan operacione paralele në orët e para të mëngjesit dhe arrestuan 14 shtetas të huaj, të cilët ishin në kontakt me zonat e konfliktit.

Më tej u theksua se kërkimi për të dyshuarit e mbetur është duke u zhvilluar.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.