Forumi i Investimeve Arabi Saudite-Turqi u hap në Riad të martën përpara një vizite të planifikuar nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan më vonë gjatë ditës, thanë zyrtarët sauditë, transmeton Anadolu.
Ministri saudit i Investimeve, Khalid Bin Abdulaziz al-Falih, tha gjatë seancës hapëse të forumit se mbretëria do të mirëpresë Presidentin Erdogan në një vizitë zyrtare më vonë të martën, sipas televizionit saudit Alekhbariya.
Ministri tha se vizita synon të “çojë marrëdhëniet dypalëshe në një nivel më të lartë partneriteti”, duke shtuar se të dyja palët “kërkojnë të kalojnë nga marrëdhëniet e forta në një marrëdhënie më të thellë strategjike”.
Ai tha se forumi përfshin një delegacion biznesi turk prej më shumë se 200 kompanish të interesuara në zgjerimin e lidhjeve tregtare, ekonomike dhe të investimeve me Arabinë Saudite, së bashku me disa zyra rajonale të firmave turke.
“Pjesëmarrja e fortë turke pasqyron thellësinë e partneritetit strategjik midis dy vendeve dhe nënvizon bashkëpunimin ekonomik dhe rolin e rëndësishëm të sektorit privat”, shtoi ai.



