Foshnja e parë në Vjenë për 2018, vërshohet nga komente raciste vetëm pse janë musliman

Lindja e foshnjes së parë në vitin 2018 në Vjenë të Austrisë, është shoqëruar me komente të shumtë të urrejtes. Kjo ka ndodhur vetëm se nëna e foshnjes në foto ka qenë e mbuluar me një shami.

„U lindë terroristi i ardhshëm“ apo „vallë kjo zonjë është me kancer? Apo, përse kjo zonjë është e mbuluar me shami, pasi nuk do të jetë ftohtë“, kanë qenë komentet e lexuesve, të cilët i shkruan për mirëseardhje të foshnjes së parë në Vjenë. Mesazhet e urrejtjes dhe raciste janë shkruar vetëm pse në foto janë parë foshnja e porsalindur, babai dhe nëna e mbuluar me shami. „Në të vërtetë, lindja e një foshnje është dashur të festohet“, ka shkruar një tjetër pjesëmarrës në debat, i cili është i njohur për angazhimin e tij kundër urrejtes.

Pasi vëllimi i shkrimeve raciste gjithnjë e më tepër po shtohej, mediat austriake kanë qenë të detyruara ta kontrollojnë situatën. Gazeta austriake „Heute“, në profilin e saj në Facebook ka shkruar: „Largohuni që këndej! Bëhet fjalë për një foshnje të vogël e cila në këtë botë ende nuk e ka shijuar një ditë të tërë“, përcjellë Shtegu.com.

Problemi me komentet e urrejtes nëpër rrjetet sociale është më i njohur. Sipas Komisionit të BE-së, lufta kundër kësaj dukurie është gjithnjë e më e suksesshme se kurdoherë më parë. Platformat më të preferuara si Facebook, Twitter dhe YouTube kohëve të fundit kanë bllokuar shumë më tepër komenrte ofenduese.