Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Franca liron kapitenin e cisternës së dyshuar si pjesë e “flotës hije”...

Franca liron kapitenin e cisternës së dyshuar si pjesë e “flotës hije” ruse

The Grinch oil tanker in the Mediterranean Sea on January 22, 2026, after being intercepted by France's navy [Handout/Etat-Major des Armees via AP Photo]

Franca ka liruar kapitenin e cisternës së naftës që dyshohet se i përket “flotës hije” të Rusisë, njoftuan autoritetet të mërkurën, transmeton Anadolu.

Zyra e prokurorit të Marsejës bëri të ditur se kapiteni i cisternës së naftës, e quajtur “Grinch”, është liruar nga paraburgimi të hënën, sipas transmetuesit BFM TV.

Kapiteni indian 58-vjeçar u ndalua të shtunën në mbrëmje nën dyshimin se po lundronte nën flamur të rremë, ndërsa marina franceze hipi në bord të cisternës të enjten e kaluar.

“Në hetimet që po zhvillohen nga xhandarmëria detare, nën autoritetin e Prokurorisë së Marsejës, puna po vazhdon”, thuhet gjithashtu në një njoftim për shtyp të prokurorisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të enjten se marina franceze kishte hipur në bord të një cisterne nafte në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut, që vinte nga Rusia dhe dyshohej se po shkelte sanksionet ndërkombëtare.

“Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje. Këtë mëngjes, Marina Franceze hipi në bord të një cisterne nafte që vinte nga Rusia, e cila u nënshtrohet sanksioneve ndërkombëtare dhe dyshohet se po lundronte nën flamur të rremë”, shkroi Macron në rrjetin social amerikan X.