Franca përsërit angazhimin e saj për sigurinë e Izraelit

Sebastien Lecornu

Ministri i Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu tha se vendi i tij është i angazhuar për sigurinë e Izraelit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria franceze e Mbrojtjes thuhet se Lecornu zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Yoav Gallant. Në bisedë Lecornu tha se e dënojnë edhe njëherë sulmin ajror të Iranit kundër Izraelit.

Duke shprehur shqetësimet e tyre lidhur me “kërcënimin e sigurisë dhe destabilizimin e krijuar nga Irani dhe forcat milice të lidhura me të”, Lecornu përsëriti angazhimin e Francës për sigurinë e Izraelit.

Lecornu tha se përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme “nuk është në dobi të askujt” dhe se Franca “është e vendosur të përdorë të gjithë dominimin e saj” për të parandaluar këtë.

Ai gjithashtu rikujtoi se Franca dëshiron që të sigurohet sa më parë armëpushimi për shkak të situatës urgjente humanitare në Gaza.