Francë, dëmshpërblim për personat që janë abuzuar seksualisht në kisha

Personat që janë abuzuar seksualisht në fëmijëri nëpër kisha në Francë mund t’u paguhet dëmshpërblim deri në 60 mijë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave lokale, Autoriteti Kombëtar i Pavarur i Njohjes dhe Kompensimit (INIRR), i themeluar në fund të vitit 2021 do të vlerësojë shumën e kompensimit për viktimat e abuzimit seksual në fëmijëri në kisha, bazuar në llojin e abuzimit seksual, qëndrimin e kishës ndaj viktimës dhe pasojat në shëndetin e viktimës.

INIRR ka përcaktuar shumën maksimale të kompensimit që do të paguajë administrata e kishës si 60 mijë euro.

Deri më tani, afërsisht 735 persona në vend kanë aplikuar pranë INIRR për dëmshpërblim material ose jomaterial.

Në raportin e lëshuar nga Komisioni i Pavarur për Abuzimin Seksual në Kisha (CIASE) në tetor 2021, vihet re se 330 mijë fëmijë janë abuzuar seksualisht në kisha dhe organizata të lidhura në Francë që nga viti 1950. /aa