Francë, ish-drejtori i Muzeut të Luvrit nën hetime për kontrabandë të artefakteve

Jean-Luc Martinez

Jean-Luc Martinez, i cili ishte drejtor i Muzeut të Luvrit në Francë nga 2013 deri në vitin 2021 është pjesë e një hetimi për kontrabandën e artefakteve historike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat franceze raportuan se Zyra Qendrore për Luftën kundër Kontrabandës së Trashëgimisë Kulturore (OCBC) arrestoi Martinezin në fillim të kësaj jave.

Martinez u lirua me kusht të mërkurën dhe akuzohet për “bashkëpunim në mashtrim të organizuar” dhe “pastrim parash” në një hetim për kontrabandën e artefakteve historike.

Ai besohet se ka qenë i përfshirë në kontrabandën e objekteve dhe ka injoruar përpilimin e certifikatave të rreme të origjinës për 5 artefakte.

Në korrik 2018 ka nisur një hetim paraprak për dyshimin e kontrabandës së disa qindra sendeve nga vendet e Lindjes së Mesme. /aa