Francë, rreth 200 të mitur të pashoqëruar kaluan natën në “Xhungël”

Pavarësisht vendimit të autoriteteve franceze për të zhvendosr refugjatët nga kampi “Xhungël” në Kalais përsëri aty ndodhen qindra emigrant, raportojnë gazetarët e BBC nga vendi i ngjarjes.

Rreth 200 të mitur të pashoqëruar u lanë aty duke kaluar natën në kamp.

“Rreth 5600 persona janë zhvendosur në qendrat e pritjes që prej të hënës”, tha qeveria franceze, “duke përfirë edhe rreth 1500 të mitur të pashoqëruar.

Ekipet për prishjen e ndërtesave kanë vazhduar me pastrimin e tendave dhe çadrave ku strehoheshin refugjatët të cilat u dogjën nga refugjatët e larguar.

Prefekti i Fabienne Buccio,  tha se kishte përmbushur misionin për këtë operacion.

Kampi është bërë një simbol i rëndësishëm i krizës së migrimit të Evropës, me banorët e saj të dëshpëruar për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar.