Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Friedrich Merz i bën thirrje Netanyahut të lejojë më shumë ndihma në...

Friedrich Merz i bën thirrje Netanyahut të lejojë më shumë ndihma në Gaza

Friedrich Merz

Agjencia gjermane e lajmeve dpa raporton se kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të dielën, duke i kërkuar që të lejojë më shumë ndihma emergjente në Rripin e Gazës.

Pas telefonatës, një zëdhënës i Merz deklaroi se “është urgjente që Izraeli të lejojë menjëherë ndihma të mjaftueshme humanitare në Rripin e Gazës dhe të sigurojë shpërndarjen e tyre të sigurt”, raporton dpa.

Kjo thirrje vjen ndërkohë që po shtohet kritika ndërkombëtare ndaj forcave izraelite, pas vrasjeve të civilëve palestinezë që kërkonin ndihma në pikat e shpërndarjes të menaxhuara nga Gaza Humanitarian Foundation, e mbështetur nga SHBA. /mesazhi