Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Frikë për shumë viktima nga bombardimet në Mariupol

Frikë për shumë viktima nga bombardimet në Mariupol

Zyrtarët në qytetin juglindor të Mariupolit, afër kufirit me Rusinë, i druhen se një numër i madh qytetarët ka vdekur si pasojë e sulmeve të pandërprera në qytet.

Zëvendëskryetar, Sergiy Orlov, ka thënë se një distrikt me rreth 130 mijë banorë “është shkatërruar gati tërësisht”.

“Nuk mund të numërojmë numrin e viktimave atje, por besojmë se të paktën qindra kanë vdekur. Nuk mund të shkojmë të marrim trupat”, ka thënë ai në telefon për BBC-në. “Ushtria ruse po punon me të gjitha armët e veta kë tu – artilerinë, sisteme të shumta raketore, aeroplanë e raketa. Po përpiqen ta shkatërrojnë qytetin”.

Ai ka thënë se forcat ruse kanë rrethuar vendin nga të gjitha anët. /koha