Fundoset varka me emigrantë, 35 persona të vdekur

Të paktën 35 persona u mbyten në një varkë që po shkonte për në ishullin spanjoll të Gran Canaria, tha të mërkurën OJQ Walking Borders.

Një burim në shërbimin e shpëtimit detar të Spanjës i tha Reuters se një fëmijë ishte në mesin e të vdekurve dhe se 24 persona ishin shpëtuar nga anija e fundosur.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua nën drejtimin e autoriteteve marokene rreth 88 milje në juglindje të Gran Canaria.

Walking Borders dhe një OJQ tjetër, Alarm Phone, fillimisht raportuan se varka mbante 59 persona.