Fushata e Le Pen përmbyllet me sulme ndaj saj (FOTO/VIDEO)

Kandidatja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale, Marine Le Pen, është shoqëruar me fishkëllima përgjatë vizitës së saj në katedralen e Reimsit, në ditën e fundit të fushatës.

Një ditë më parë ajo u godit me vezë nga protestues që e prisnin në vendin ku do të zhvillonte fushatën.

“Ne nuk të duam këtu”, ishte thirrja e myslimanëve në Francë, sapo Le Pen arriti në vendin ku do të mbahej fushata.

Përndryshe, në Francë këtë të diel mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve kur kandidatja e ekstremit të djathtë përballet me Emanuel Macron, kandidat i qendrës.

Sondazhet e deritanishme të zhvilluar në Francë tregojnë se përkrahja ndaj Macronit po rritet, përderisa Le Pen po përballet me pakënaqësi të francezëve për shkak të politikave të saj.