Fushatë vaksinimi për muslimanët e Arakanit

Fillon fushata më e madhe e dytë në botë për vaksinimin e kolerës për muslimanët e Arakanit, të cilët kanë ikur nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe të budistëve fanatikë në Arakan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Fondi i Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) thuhet se fushata e vaksinimit e kryesuar nga Ministria e Shëndetësisë së Bangladeshit dhe e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) dhe UNICEF, ka filluar sot në rajonet Ukhija dhe Teknaf, në afërsi të qytetit Cox’s Bazar.

Në deklaratë bëhet e ditur se janë dorëzuar 900 mijë dozë vaksine dhe 200 vaksina mobile në rajonin e Bangladeshit ku jetojnë rreth 520 mijë të strehuar, të cilët kanë ikur nga dhuna në Arakan.

Në kuadër të fushatës, e cila do të zgjasë 1 javë, planifikohet që të bëhet vaksinimi për kolerën për 650 mijë refugjatëve të moshës mbi 1 vjeçare, kurse në etapën e dytë të fushatës e cila do të fillojë më 31 tetor, si mbrojtje shtesë do të vaksinohen për herë të dytë 250 mijë fëmijë.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Bangladesh, Edouard Beigbeder, në një deklaratë nënvizoi se kolera është një sëmundje e rrezikshme për fëmijët të cilët jetojnë në kampe të mbipopulluar dhe johigjienike. “Kjo është fushata e dytë më e madhe e vaksinimit oral, pas asaj të vitit 2016 në Haiti”, thotë Beigbeder.

“Nuk ka raste të kolerës”

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Christian Lindmeier, njoftoi se deri më tani nuk ka pasur raste të kolerës në mesin e muslimanëve të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh. OBSH njoftoi se në kampet ku po strehohen këta persona janë regjistruar 10 mijë e 292 raste të diarresë dhe se është bërë trajtimi i tyre. OBSH po vazhdon paralajmërimet për epideminë e kolerës nëpër kampe të tilla./Mesazhi/