Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gati 200 të vrarë nga përshkallëzimi i dhunës në provincën Balochistan të...

Gati 200 të vrarë nga përshkallëzimi i dhunës në provincën Balochistan të Pakistanit

Gati 200 persona, përfshirë 31 civilë, janë vrarë si pasojë e një vale sulmesh dhe kundërsulmesh në provincën jugperëndimore Balochistan të Pakistanit, njoftuan autoritetet pakistaneze.

Sipas burimeve zyrtare, separatistë baloçë ndërmorën sulme të koordinuara në disa rrethe të provincës, përfshirë edhe kryeqytetin rajonal Kueta. Sulmet shënjestruan objekte të sigurisë dhe zona të ndryshme urbane.

Forcat e sigurisë reaguan me operacione të gjera ushtarake, gjatë të cilave u vranë të paktën 145 luftëtarë të armatosur. Autoritetet thanë se operacionet vazhdojnë për të rivendosur rendin dhe sigurinë në zonat e prekura.

Dhuna e fundit përfaqëson një nga përshkallëzimet më serioze të konfliktit në Balochistan kohët e fundit, një provincë që prej vitesh përballet me kryengritje të armatosur dhe tensione mes grupeve separatiste dhe shtetit pakistanez.

Nga Kueta, për Al Jazeera raportoi korrespondenti Kamal Hyder.