Gazetarët e Gazës, në luftë për mbijetesë

Gazetarët në Gaza po përballen me sfida të paprecedentë pasi bëhen objektiva të forcave izraelite, sipas Shorouk al-Assad, një anëtar i Sindikatës së Gazetarëve Palestinez.

Të paktën 73 zyra mediatike janë bombarduar, të gjitha stacionet radiofonike të Gazës janë jo funksionale dhe vetëm 40 gazetarë në Gazën veriore kanë mbetur, duke u përballur me izolimin pa akses në furnizimet thelbësore.

Gjithashtu, 70 gazetarë kanë humbur anëtarët e ngushtë të familjes në mes të konfliktit të vazhdueshëm.

Situata nxjerr në pah kërcënimet e rënda për mbijetesën dhe mirëqenien e gazetarëve në rajonin e rrethuar.