Gerry Adams: Ta dëbojmë ambasadorin izraelit nga vendi

Politikani i njohur irlandez, Gerry Adams i ka bërë thirrje qeverisë irlandeze që të dëbojë ambasadorin izraelit nga vendi.

Adams, i cili është edhe deputet në parlamentin irlandez, kritikoi  veprimet e forcave të sigurisë izraelite gjatë protestave të së premtes në Gaza, ku u vranë 16 palestinezë, dhe u plagosën më shumë se 1,400 të tjerë.

“Nuk mund të ketë justifikim nga Izraeli për masakrën që bënë nga snajperët ushtarakë izraelitë ndaj protestuesve palestinezë të paarmatosur në kufirin mes Gazës dhe Izraelit,” tha Adams.

Adams, i cii është figura kyqe e paqes në Irlandë, thotë se trajtimi i palestinezëve nga Izraeli është “një njollë e errët mbi reputacionin e bashkësisë ndërkombëtare” dhe kërkoi që Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara të përfshihen në procesin e paqes.

“Unë po i bëj thirrje BE dhe OKB-së të marrin një qëndrim kundër dhunës izraelite, r veçanërisht do të nxisja qeverinë irlandeze që të dëbonte ambasadorin izraelit si një hap të parë në njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës,” tha Adams. /MESAZHI/