Gjenevë, fillon raundi i pestë i bisedimeve për Sirinë

Një nga zëdhënësit opozitarë që merr pjesë në raundin e pestë të bisedimeve për Sirinë nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë të Zvicrës, Salim el- Muslat, tha se dëshirojnë të fillojnë pa humbur kohë negociatat për tranzicionin e drejtpërdrejt politik, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni opozitar nën udhëheqjen e Nasir Hariri ka mbërritur në Gjenevë për të marrë pjesë në raundin e pestë të bisedimeve në Gjenevë të cilat kanë filluar sot.

Një nga zëdhënësit e Komitetit të Lartë të Negociatave të përbërë nga opoztiarët, Salim El-Muslat, në një konferencë për media në hotelin Royal ku qëndrojnë tha se “Sot në ora 12.00 në hotel Royal do të takohemi me ekipin e Përfaqësuesit special të OKB-ve Staffan de Mistura. Ne kemi ardhur me një seriozitet dhe kërkojmë një palë serioze përballë nesh. Insistojmë për takim të drejtpërdrejt me regjimin, nuk kemi kohë për të humbur”.

Pas një pyetjeje në lidhje me mendimin për operacionet në Damask dhe Hama nga opozitarët ushtarakë në kundërpërgjigje të sulmeve të regjimit të Asadit, Muslat ka thënë: “Shkaku i operacioneve janë zbatueshmëritë e regjimit ashtu si në Luginën Barada. Po kryhen operacione që të mos përsëriten skenarët, zhvendosjet e regjimit”.

Duke bërë të ditur se është takuar në Rijad me Mistura-n para se të vinte në Gjenevë, Muslat tha se “Të gjitha bisedat tona kanë qenë për kalimin sa më parë në negociatat e tranzicionit politik”.

“Fundi i DEASH-it do të jetë i mundur me largimin e Asadit”, tha Muslat duke vënë theksin se tranzicioni politik duhet të jetë “pa Asadin”.

Duke rikujtuar se vendimi me numër 2254 i KS-OKB-së parashikon zbatueshmërinë e pikave me radhë të tranzicionit politik, përgatitjes së kushtetutës dhe kryerjen e zgjedhjeve transparente, zëdhënësi Muslat tha se “As Rusia dhe as Irani nuk mund të ndërhyjnë në përgatitjen e kushtetutës”.

Ndër të tjera pasi ka cekur insistimin e Rusisë për pjesëmarrjen në bisedime të organizatës terroriste PYD/PKK, Muslat vlerëson se “Kurdët aktualisht ndodhen brenda nesh, ato përfaqësohen në një numër të arsyeshëm. Këta janë përfaqësuesit e vërtetë të kurdëve”.

Bisedimet e raundit të pestë në Gjenevë do të fillojnë me takimet dypalëshe nga Remzi Izzettin Remzi zëvëndësi i Mistura-s.

Ndërsa Mistura pas përfundimit të vizitave në Moskë dhe në Ankara do të kthehet në Gjenevë, ku ditën e premte pritet që të bëjë hapjen zyrtare të bisedimeve.