Gjërat më të bukura që lexoj çdo ditë në librin e Zotit

Hoxhë Halil Avdulli

A keni degjuar ndonje gje më të bukur se këto urdhëra, ndalesa dhe morale!?

1. Ndani drejtësi!
2. Mos e teproni!
3. Mos bëni çrregullim në tokë!
4. Mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën!
5. Mos u ndal në atë që nuk ke njohuri!
6. Mos ec në tokë me kryelartësi!
7. Mos u kthe shpinen njerëzve!
8. Ul krahun për besimtarët!
9. Ul zërin!
10. Ec sikur të kesh një cak!
11. Largohuni nga të paditurit!
12. Fal dhe urdhëro në të mirë!
13. Të keqen kthej më të mirë!
14. Fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi!
15. Mos i zhvlerësoni bamirësitë tuaja me lavdata e dëme!
16. Mos e hani pasurinë tuaj mes jush pa të drejtë!
17. Mos u shtyni me etiketime!
18. Asnjë popull të mos tallet me tjetrin!
19. Mos përgojoni njëri-tjetrin!
20. Mos spiunoni!
21. Shmangëni sa më shumë dyshimet!
22. Hyni në Paqë të gjithë!
23. Nëse ju përshëndesin me një përshëndetje, kthejeni me një përshëndetje më të mirë!
24. Kujdesuni për prindërit tuaj!
25. Edhe për të afërmit dhe jetimët!
26. Ushqeni të mjerin e varfërin!
27. Mos e ndërroni të mirën, me të keqen!
28. Jetimëve japuni pasurinë!
29. Shpenzoni nga ajo që Ne ju kemi dhënë!
30. Thuani fjalë të drejta!
31. Foluni mirë njerëzve!
32. Bashkëpunoni në drejtësi dhe devotshmëri!
33. Mos bashkëpunoni në mëkat dhe agresion!
34. Ruani besimin tuaj!
35. Përmbushni besëlidhjen për hirë të Zotit, kur të lidhni besë!
36. Mbushni masën kur peshoni!
37. Peshoni me peshore të drejtë!
38. Jini me të vërtetën!
39. Përmbushni kontratat!
40. Bëhuni përkrahës të drejtësisë, madje edhe kunder vetës tuaj!
41. Shmangni imoralitetet!
41. Shmangni neveritë e idhujve!
42. Shmangni zullumqaret!
43. Shmangni thënien e gënjeshtrës!
44. Lartësoni shenjtërit e Zotit!
45. Shmangni alkoolin dhe lojërat e fatit!
46. Nëse një person i lig ju vjen me lajme, verifikojeni atë!
47. Pajtoni (Besimtarët janë vëllezër, pajtoni ndërmjet vëllezërve tuaj)!
48. Njihuni me njëri-tjetrin (ju bëri popuj dhe fise që të njiheni me njëri-tjetrin)!
49. Bindjuni Zotit dhe të Dërguarit të Tij!
50. Mos e shoqëroni dikë me Zotin!
51. Mos e publikoni të keqën!
52. Hiqni dorë nga kamata!
53. Mos harroni mirësinë mes jush!
54. Ata që kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”.
55 . Mos e fshihni të vërtetën derisa e dini!
56 . Mbeshtetuni me durim dhe namaz!
57. Thuaju besimtarëve të ulin shikimet dhe të ruajnë dëlirësinë e tyre!
58 . Mos i shani ata që adhurojnë dikë përveç Zotit!
59. Mos shpenzoni në mënyrë ekstravagante!
60 . Ata që largohen nga e kota!
61. Ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë dhe nuk janë dorështrënguar!
62. Mos e lavdëroni veten!
63 . Nëse ju thuhet bëni vend në mexhlise, bëni vend!
64 . Pse thuani atë që nuk e bëni?
65 . Shtypëni zemërimin!
66. Jetoni me to me dashamirësi ose ndahuni me dashamirësi!
67. Falni namazin dhe jepni zekatin!
68 . Jini të durueshëm për atë që ju ndodh, sepse kjo është pjesë e qëndrueshmërisë!
69 . Mos i ngjisni nofka të këqija njëri-tjetrit!

(Kjo është jeta, që ofroi Kurani)

Nga: Halil Avdulli