Gjermani – Autoritetet rekomandojnë karantinën pas rritjes së rasteve me linë e majmunëve

Autoritetet shëndetësore gjermane rekomanduan të martën një periudhë izolimi prej të paktën 21 ditësh për të infektuarit me linë e majmunëve, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi rreth 250 raste nga 16 vende ku sëmundja është zbuluar kohët e fundit.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha se në fazat e hershme të një epidemie, autoritetet duhet të reagojnë ashpër dhe shpejtë.

“Personat e kontaktit gjithashtu duhet të karantinohen për 21 ditë”, tha Lauterbach, duke shtuar se ai kishte porositur deri në 40,000 doza të vaksinës.

Ai tha se vaksinimi mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve. Ata do t’u ofrohen personave kontaktues, një teknikë e njohur si “vaksinimi unazë”.

Autoritetet shëndetësore britanike njoftuan se kishin administruar mbi 1000 doza të vaksinës së lisë së majmunit “Imvanex” për personat e kontaktit.

Disa shtete në Gjermani kanë raportuar prova të infeksioneve të lisë së majmunëve, pas gjurmimit të kontakteve.

Lauterbach tha se lija e majmunëve nuk ishte fillimi i një pandemie të re dhe se ishte, për më tepër, një patogjen me metoda të njohura për ta përmbajtur atë. /atsh