Gjermani – Inflacioni i çmimeve më i larti që nga 1974

Inflacioni i çmimeve të importit në Gjermani arriti nivelin më të lartë që nga viti 1974 për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, sipas Destatis.

Inflacioni i çmimeve të importit u rrit në 26,9% në janar, më i larti që nga tetori 1974, krahasuar me 24,0% në muajin dhjetor.

Inflacioni pritej të shënonte një rënie të lehtë në 23,7%.

Në baza mujore, çmimet e importit u rritën me 4,3%, pas një rritjeje prej 0,1% në dhjetor dhe parashikimeve të ekonomistëve me +1.6%.

Çmimet e importit të energjisë shënuan një rritje të mprehtë prej 144,4%, veçanërisht për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror.

Pa përfshirë çmimet e energjisë, çmimet e importit u rritën në 14,5, një rritje më e lartë se në janar 2021 dhe 2,5% më e lartë se në dhjetor 2021. /atsh