Gjermani: Ulen parashikimet për rritjen ekonomike

Robert Habeck

Qeveria gjermane ka ulur me gjysmë pikë përqindje parashikimin e saj rritjen ekonomike këtë vit për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit.

Në raportin vjetor ekonomik, ministri i Ekonomisë Robert Habeck tha se vendi po kalonte një “fazë të vështirë për të arritur normën”, për shkak të valës së pestë të virusit.

Në vitin 2022, qeveria pret që produkti i brendshëm bruto të rritet me 3.6 për qind, krahasuar me një parashikim prej 4.1 për qind të bërë në vjeshtë.

Në tremujorin e parë, performanca ekonomike pritet të ndikohet ende fuqishëm nga pandemia dhe kufizimet e lidhura me jetën e përditshme, veçanërisht në sektorin e shërbimeve, sipas raportit.

“Me rritjen e shkallës së vaksinimit, së shpejti pandemia do të mbahet në mënyrë të qëndrueshme dhe ndihma emergjente do të zvogëlohet. Gjithashtu, rimëkëmbja ekonomike do të përshpejtohet dukshëm”, tha Habeck.

Në vitin 2021, ekonomia gjermane u rrit me 2.7 për qind. Megjithatë, rritja e produktit të brendshëm bruto të raportuar nga Zyra Federale e Statistikave në bazë të shifrave fillestare ishte më e ulët sesa kishin shpresuar ekspertët. /atsh