Gjermani, zbulohet skandali me vezët toksike

epa06119975 A view of eggs at a poultry farm in Putten, the Netherlands, 01 August 2017. The farm has been shut down by the Dutch food and product safety board NVWA afterthe chemical fipronil was found in samples of eggs. The chemical is classed as a ‘moderately hazardous pesticide’ by the World Health Organisation. In the Netherlands it is banned in the poultry sector. EPA/ROBIN VAN LONKHUIJSEN

Gjermania është mobilizuar sot për frenimin e një krize ushqimore me qindra mijëra vezë të infektuara nga një substancë toksike, fipronilit, kryesisht të importuara në Holandë.

Zinxhiri i supermarketeve gjermane me çmime promocionale nga Lidl tek Rewe ndaluan tregtimin e vezëve të infektuara. Një sistem i koduar alfanumerik mund të identifikojë sasive e vezëve që duhet të hiqen nga raftet.

Një video konferencë rreth kësaj ngjarje u mbajt sot mes disa rajoneve të Gjermanisë dhe qeverisë gjermane, bëri të ditur ministri gjerman i Bujqësisë, Christian Schmidt në radio. Ky i fundit do të zhvillojë një konferencë shtypi sot pasdite në Berlin.

Dje, organizata gjermane KAT që radhitet në mesin e anëtarëve të prodhuesve kryesore të vezëve në Gjermani dhe në vendet fqinjë, bëri të ditur për 100 pulari në Holandë që kanë përdorur substancën toksike, të cilëve i është dashur të mbyllen, kundrejt katër në Gjermani dhe një në Belgjikë.