Gjermania mbyll portal informativ që nxiste për radikalizem të djathtë

Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë ka ndaluar punën e një ueb faqeje nën akuzën se ka nxitur dhunën e majtistëve ekstremistë, duke përfshirë edhe incidentet gjatë Samitit G-20 në Hamburg.

Ministri i Punëve të Brendshme Thomas de Maiziere të premten tha se ueb faqja “linksunten.indymedia.org” është përgjegjëse për mobilizimin e aksioneve të dhunshme dhe sulmin ndaj objektivave infrastrukturore. Mes tjerash, Maiziere tha se portali në fjalë ofronte informacione se si të bëjnë bomba me gaz dhe mjete tjera me kohëmatës.

Ndalesa u vendos dy muaj pas Samitit G-20 në Hamburg, ku ishte bastion i përleshjeve mes policisë dhe protestuesve.

Policia po ashtu kërkoi disa hapësira të personave lidhur me ueb faqen. Nga Ministria theksuan se vitin e kaluar ndaluan punën e një portali ekstrem të djathtë për arsye të njëjta.

De Maiziere tha se nuk ka vend për ekstremizëm radikal, të dhunshëm në shoqërinë gjermane të asnjërës anë. /aa/