Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka shprehur tronditjen e tij për fushatën izraelite në Gaza, ku njerëzit nuk kanë qasje në ushqim dhe ilaçe.
“Lufta jonë e përkushtuar kundër antisemitizmit dhe mbështetja jonë e plotë për të drejtën për ekzistencë dhe sigurinë e shtetit të Izraelit nuk duhet të përdoren si mjet për konfliktin dhe luftën që po zhvillohet aktualisht në Rripin e Gazës,” tha ai në një intervistë për televizionin WDR.
“Jemi në një pikë ku duhet të mendojmë shumë mirë për hapat e ardhshëm,” shtoi ai, pa dhënë më shumë detaje. /mesazhi



