Gjysma e të rriturve në ShBA: Izraeli e ka tepruar me sulmet në Gaza

Një sondazh i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) tregoi se gjysma e të rriturve amerikanë besojnë se Izraeli ka shkuar shumë larg në sulmet e tij ndaj Gazës.

Në një sondazh të kryer nga Qendra për Kërkimin e Çështjeve Publike – Associated Press-NORC, të rriturit amerikanë u pyetën për sulmet e Izraelit ndaj Gazës dhe qëndrimin e administratës së Uashingtonit ndaj tyre.

Sipas sondazhit, vetëm 31 për qind e të rriturve amerikanë miratojnë politikat e presidentit amerikan Joe Biden në lidhje me situatën në Gaza, ndërsa mbështetja për Izraelin dhe mënyrën se si administrata Biden po e trajton situatën ka rënë në krahasim me sondazhet e kryera në tetor 2023.

Pesëdhjetë përqind e të rriturve amerikanë mendojnë se Izraeli ka shkuar shumë larg në sulmet e tij në Gaza.

Shkalla e republikanëve që mendojnë se Izraeli ka shkuar shumë larg me sulmet e tij është rritur në 33 për qind. Ky numër është gati dyfishi i shkallës së sondazhit të nëntorit 2023.

Po ashtu, edhe 62 për qind e demokratëve të anketuar e ndajnë mendimin se Izraeli ka shkuar shumë larg me sulmet e tij në Gaza.

Politikania e pavarur Melissa Morales theksoi se çdo ditë shikon video dhe lajme nga Gaza dhe, gjersa shikon fotot e fëmijëve të plagosur palestinezë, jetimëve a të pastrehëve, mendon për djalin e saj trevjeçar.

Morales beson gjithashtu se Izraeli ka shkuar shumë larg në sulmet e tij në Gaza dhe se administrata Biden i mbështet ato.