Gratë shtatzëna dhe të porsalindurit janë ndër më të rrezikuarit në konflikt, thotë UNFPA

Përshkallëzimi në Rripin e Gazës po evoluon me shpejtësi, me shumicën e popullsisë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke kërkuar strehim në strehimoret e OKB-së, shkolla, spitale ose te të afërmit, në shkretëtirë apo kudo që mundën.

UNFPA (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues) përsërit se janë jashtëzakonisht të shqetësuar për gratë dhe vajzat në Gaza, duke përfshirë rreth 50,000 gra shtatzëna – nga të cilat mbi 5,000 që pritet të lindin muajin e ardhshëm; e që këto gra janë të shkëputura nga shërbimet e sigurta të lindjes, pasi spitalet janë jashtë shërbimi.

Në Bregun Perëndimor, rreth 73,000 gra janë aktualisht shtatzëna, me më shumë se 8,000 që pritet të lindin në muajin e ardhshëm sipas agjencisë.

Rreth 70 për qind e 20,057 njerëzve të vrarë në Gaza deri tani janë gra dhe fëmijë, raporton OKB në një njoftim tjetër. /mesazhi