Greqi: Publikohen exit-pollet, kryeson Demokracia e Re

Grekët u rikthyen këtë të dielë qendrave të votimit për një proces të dytë zgjedhor brenda pesë javësh.

Sipas exit polleve të 17:30-ës, Demokracia e Re ka arritur të grumbullojë një mbështetje prej 42% të pjesëmarrësve në zgjedhje, e ndjekur nga Syriza me 17.6 %, si dhe PASOK 11,5 %.

Exit pollet kanë marrë për bazë 80% e kampionit.

Demokracia e Re: 42%

Syriza: 17.6 %

PASOK: 11,5 %

KKE: 8.1%

Spartanët: 5%

Zgjidhja Ell: 3.3%

Niki: 3.3%

Navigimi: 3%

DITA: 2.5%

Shanset e Mitsotakis për të fituar një mandat të dytë si kryeministër këtë herë janë të mëdha, për shkak të ndryshimeve që iu bënë ligjit zgjedhor. Ekspertët thonë se këto zgjedhje do të jenë një votë për ekonominë dhe reflektim i një ndryshimi që do ta çojë shoqërinë greke drejt konservatorizmit, pjesërisht për shkak të forcimit të qëndrimeve kundër imigracionit. /dosja