Ballina Artikuj Greta Thunberg: “Si ka mundësi që bota hesht për Gazën?”

Greta Thunberg: “Si ka mundësi që bota hesht për Gazën?”

“Ata duan ta fshijnë popullin palestinez, duan të marrin Gazën. Nëse kjo nuk i bën njerëzit të veprojnë, të ngrihen nga divani, të dalin nëpër rrugë dhe të organizohen, atëherë nuk e di se çfarë do t’i bëjë.”

Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka folur në një konferencë për shtyp dhe ka thënë:

“Pyetja sot nuk është pse ne po lundrojmë me anije. Nuk është fare për misionin tonë. Historia këtu është për Palestinën,” tha ajo. “Këtu bëhet fjalë si njerëzit po privohen qëllimisht nga gjërat më të thjeshta për të jetuar, dhe si bota nuk thotë asnjë fjalë për këtë.”

Sipas Thunberg, Izraeli “e ka bërë të qartë se dëshiron të kryejë gjenocid”.