Grupi monitorues i OKB-së: Në Gjermani ka nivel shqetësues të islamofobisë dhe racizmit

Myslimanët me prejardhje afrikane që jetojnë në Gjermani, po përballen me diskriminim gjithnjë në rritje për shkak të niveleve shqetësuese të islamofobisë. Kjo deklaratë vie nga një grup monitorues i OKB-së.
Ricardo Sunga, kryetar i Grupit të Punës së eskpertëve të OKB-së lidhur me diskriminimin, njoftoi rezultatet pas një vizite në Gjermani.
“Myslimanët me prejardhje afrikane janë duke u përballur gjithnjë e me më shumë vështirësi në gëzimin e të drejtave të tyre. Kjo vie për shkak të rritjes së islamofobisë dhe afrofobisë,” tha ai.
Duke vlerësuar promovimin e të drejtave të njeriut dhe diversitetit të Gjermanisë, Sunga shprehu shqetësim lidhur me problemet e përhapura me të cilat përballen afrikanët, dhe tha se afrikanët myslimanë shpesh bëhen viktima të diskriminimit në vendin e punës ose në shkollë.
“Gratë muslimane me origjinë afrikane përballen me diskriminim të mëtejshëm, kur është fjala për të hyrë në tregun e punës”, tha ai, duke iu referuar diskriminim kundër tyre për shkak pamjes së tyre apo veshjes si muslimane.
“Shumë studentë muslimanë me origjinë afrikane i përshkruajnë përvojat e tyre në shkollë si traumatike, pasi ata nuk përjetojnë vetëm racizmëm por edhe racizmën anti-mysliman,” shtoi Sunga.
Grupi i ekspertëve i OKB-së ka vizituar Gjermaninë këtë muaj për të monitoruar situatën e të drejtave të njerzve me prejardhje afrikane në Gjermani, popullsi e cila vlerësohet të jetë rreth 800.000.
Sunga u bëri thirrje autoriteteve gjermane që të marrin masa të forta për të luftuar të gjitha format e diskriminimit racor, ksenofobisë, afrofobisë dhe intolerancës. /MESAZHI/