Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hakan Fidan bisedë telefonike Mark Rutte, diskutojnë situatën në Gaza dhe zhvillimet...

Hakan Fidan bisedë telefonike Mark Rutte, diskutojnë situatën në Gaza dhe zhvillimet në Ukrainë

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, zhvilloi një bisedë telefonike të dielën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku diskutuan për përpjekjet për të ndalur luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe për zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës, sipas burimeve nga Ministria e Jashtme turke.


Po ashtu, u rishikuan përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet më 24-25 qershor në Hagë, Holandë.