Hamasi: Çdo operacion në Rafah nuk do të jetë ‘piknik’ për forcat izraelite

Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas ka thënë se çdo operacion tokësor në Rafah nuk do të jetë një “piknik” për forcat izraelite, pasi shqetësimet rriten për një ofensivë të mundshme në qytet.

“Rezistenca jonë e guximshme, e udhëhequr nga Brigadat al-Qassam, është plotësisht e përgatitur për të mbrojtur popullin tonë”, tha grupi, duke iu referuar krahut të tij të armatosur.

Lëvizja gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime urgjente për të ndaluar inkursionin e planifikuar të Izraelit, duke thënë se ai kërcënon jetën e qindra mijëra civilëve të pambrojtur, duke përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Hamasi u bëri thirrje gjithashtu organizatave humanitare, përfshirë agjencinë e OKB-së për refugjatët për palestinezët (UNRWA), të mos largohen nga Rafah.