Haniyeh: Izraeli nuk ka mundur të realizojë objektivin e tij në sulmet kundër Gazës

Ismail Haniyeh

Kreu i Byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh tha se Izraeli nuk ka mundur të realizojë asnjë objektiv të tij në sulmet kundër Gazës, pavarësisht gjenocidit dhe masakrave që ka kryer, transmeton Anadolu.

Haniyeh foli në takimin e 6-të të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë të mbajtur në kryeqytetin e Katarit, Doha.

“Izraeli në sulmet e tij që kryen ndaj Gazës planifikon të eliminojë Hamasin, të shpëtojë pengjet dhe të detyrojë në migrim palestinezët. Izraeli nuk ka mundur të realizojë asnjë objektiv të tij, pavarësisht gjenocidit dhe masakrave që ka kryer”, tha Haniyeh.

“Pavarësisht se kanë kaluar gati 100 ditë nga sulmet, inteligjenca izraelite, aleatët e saj perëndimorë dhe mjetet ajrore pa pilot që fluturojnë mbi Gaza nuk kanë mundur të shpëtojnë as edhe një peng”, theksoi Haniyeh duke shtuar se shpëtimi gjallë i pengjeve është i lidhur me lirimin e të gjithë të burgosurve në burgjet izraelite.

Ai foli edhe për planin izraelit për migrim të detyruar. “Edhe këto objektiva dështuan si rezultat i rezistencës së popullit palestinez dhe angazhimit të tij ndaj territoreve të tyre. Popullata e Gazës e cila kishte mbetur jashtë, hyri brenda gjatë luftës por ata që ndodheshin brenda nuk u larguan jashtë”, tha Haniyeh.