Harris: Çdo sulm i Rusisë ndaj një shteti të NATO-s është sulm ndaj të gjithëve

Zëvëndëspresidentja amerikane, Kamala Harris tha se çdo sulm i Rusisë ndaj një shteti anëtar të NATO-s “do të thotë sulm ndaj të gjithëve”. Këtë koment ajo e bëri të premten gjatë vizitës së saj në Rumani, ku u takua me presidentin e këtij vendi, Klaus Iohannis.

E pyetur për mundësinë e shtrirjes së luftës edhe në Rumani, Harris tha se nuk mund të spekulojë rreth veprimeve të ardhshme të presidentit rus, Vladimir Putin. “Ne jemi të qartë në qëndrimin tonë, që është se [Rumania] si anëtare e NATO-s, një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve”, deklaroi Harris. /rel