Harris: Tani është koha për një marrëveshje ar’mëpushimi në Ga’za

Kamala Harris, kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, u përball me protestues pro-palestinezë gjatë një fjalimi në Arizona.

Ata kërkuan një armëpushim në Gaza dhe brohoritën “Palestinë e lirë”.

Harris u përgjigj duke thënë se tani është koha për një marrëveshje armëpushimi dhe për kthimin e pengjeve në shtëpi, duke theksuar se ajo dhe Presidenti Biden po punojnë çdo ditë për këtë.

Kjo ishte hera e dytë brenda disa ditësh që Harris u ndërpre nga protestuesit pro-palestinezë gjatë një aktiviteti fushate.