Hidhen në erë dy automjete të NATO-s në Afganistan, njoftohet për ushtarë të vrarë

Në krahinën Kandahar në jug të Afganistanit është realizuar një sulm vetëvrasës, ku si objektiv ishte autokolona e NATO-s. Autoritetet e sigurisë njoftuan se një kamikaz nëpërmjet një automjeti me bombë ka sulmuar autokolonën e NATO-s, që ishte duke kaluar nga rajoni Shurandam.

Njoftohet se në sulm janë shkatërruar 2 automjete të NATO-s.

Ndërkaq në një deklaratë nga forcat e NATO-s në Afganistan thuhet se në sulm ka të vdekur prej ushtarëve të huaj, por që numri i saktë I tyre do të publikohet më vonë.

Përgjegjësinë e sulmit e morën talebanët. Ndërkohë nuk ka informacione për identitetin e ushtarëve të NATO-s, por dihet se në Kandahar qëndrojnë më shumë ushtarët e SHBA-ve.