Historiani rus, Kuznetsov: Pretendimet rreth të ashtuquajturit gjenocid armen, nuk janë asgjë pos trillim

Oleg Kuznetsov

Historiani rus Prof. Dr. Oleg Kuznetsov tha se pretendimet rreth ngjarjeve të vitit 1915 janë trillim dhe se armenët janë në dijeni se nuk është e mundshme ta konfirmojnë vlefshmërinë e këtij termi propagandistik (gjenocid) me dokumente historike dhe ligjore.

Shkrimtari i librit “Historia e terrorizmit ndërkombëtar armen në shekullin e 20-të” dhe autori i rreth 170 punimeve shkencore, historiani Kuznetsov në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli mbi pretendimet armene rreth ngjarjeve të vitit 1915.

Ai tha se në shtetet pjesëmarrëse në Luftën e Parë Botërore janë marrë masa të ndryshme për sigurinë e ushtrisë dhe se edhe në Rusinë Cariste janë internuar gjermanët dhe hebrenjtë. “Të gjithë këto u bënë që të mos kalohet në radhët e armikut dhe për të ofruar sigurinë e ushtrisë. Kjo është pjesë e politikës ushtarake”, tha Kuznetsov.

Historiani rus rikujtoi se bandat armene gjatë kësaj periudhe kanë zhvilluar aktivitete kundër Osmanëve. “Natyrisht armenët u zhvendosën në rajonet e largëta nga linja luftarake. Shumica e armenëve u dërguan në rajonin e Irakut verior dhe Libanin e sotëm. Prandaj është fantazi të thuash se veprimet osmane kundër armenëve në vitin 1915 ishin të jashtëzakonshme”, u shpreh Kuznetsov.

“Pretendimet për gjenocid armen, produkt i lojërave gjeopolitike”

Kuznetsov vuri në dukje se paraqitja e ngjarjeve të vitit 1915 si gjenocid është produkt i lojërave gjeopolitike, duke tërhequr vëmendjen se Turqia është bërë anëtare e NATO-s në vitin 1952.

Sipas tij, Bashkimi Sovjetik duke përdorur armenët ka tentuar që të ndikojë krahun jugor të NATO-s dhe Turqinë. “Bashkimi Sovjetik, duke përdorur frymën e nacionalizmit të popujve të vegjël gjithmonë rajonin e Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme e mbajti nën tension ushtarak, politik dhe tentoi të parandalojë NATO-n t’i përdorë këto vende si bazë ushtarake”, tha Kuznetsov..

Ai theksoi se pretendimet rreth gjenocidit kanë dalë në pah pasi Turqia është anëtarësuar në NATO. “Komiteti qendror i Partisë Komuniste të Armenisë në vitin 1962 vendosi të përkujtojë 50-vjetorin e të ashtuquajturit gjenocid. Pas kësaj, filloi propaganda që është bërë gjenocid armen. Kjo është një produkt i Republikës Sovjetike të Armenisë e miratuar nga Komiteti i Lartë i Bashkimit Sovjetik”, tha Kuznetsov.

“Armenët nuk munden të konfirmojnë tezat se ka ndodhur gjenocidi”

Historiani rus më tej tregon se armenët kanë shkruar shumë teza në shkollat ruse ndërsa duke tërhequr vëmendjen se me këto teza nuk kanë mundur të konfirmojnë se gjenocidi ka ndodhur tha se “Armenët janë në dijeni se nuk është e mundshme ta konfirmojnë vlefshmërinë e këtij termi propagandistik (gjenocid) me dokumente historike dhe ligjore. Prandaj, pretendimet rreth të ashtuquajturit gjenocid armen, nuk janë asgjë pos trillim”.

Ai potencoi se Duma ruse në vitin 1996 ka pranuar pretendimet e gjenocidit armen, duke pohuar se ky vendim është marrë për shkak të konjukturës së asaj kohe.

“Pas terrorit armen gjithmonë ishte Rusia”

Kuznetsov nënvizoi se terrorizmi është ideologji e nacionalizmit armen. “Në thelbin e shtetit të Armenisë ka terrorizëm. Armenët terrorin e bartën në politikën shtetërore. Armenët nuk kishin asnjë mjet tjetër përveç terrorizmit për të zgjidhur ndryshimet e mendimeve midis partive politike në vendin e tyre”, tha Kuznetsov.

Ai tha se partia revolucionare armene “Tashnak” është themeluar në Tbilisi në vitin 1890. “Pas terrorit armen gjithmonë ishte Rusia”, shtoi historiani rus. /aa