Huthit e Jemenit ndalin sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq

Brigadier Yahya Saree Qasim, spokesman for Yemen's Houthi group on 3 May 2024 Getty Images

Lëvizja Huthi në Jemen duket se ka ndalur sulmet ndaj Izraelit dhe anijeve tregtare në Detin e Kuq, ndërsa armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA në Gaza vazhdon të mbahet.

Në një letër të publikuar së fundmi drejtuar Brigadave të Kassamit të Hamasit, grupi ka lënë të kuptohet se ka pezulluar sulmet, megjithëse nuk ka bërë një njoftim zyrtar.

Që nga fundi i vitit 2023, Huthit kishin goditur dhjetëra anije që i konsideronin të lidhura me Izraelin apo mbështetësit e tij, duke shkaktuar shqetësime serioze për sigurinë e transportit në Detin e Kuq. /mesazhi