HyperForce elektrik – ëndërr e guximshme nga Nissan që pritet të realizohet deri në fund të vitit 2030

Prodhimi GT-R nga Nissan, edhe pse është prezantuar në fund të vitit 2007, performanca e mirë e tij ka ndikuar që së fundmi të ketë rritje të shitjeve në SHBA për 584 për qind.

Megjithatë, ai model është prodhim i vjetër dhe ka nevojë për zëvendësim.

Nissan gjatë një shfaqjeje në Japoni, ka lënë të kuptohet se si mund të duket modeli i një veture të gjeneratës së ardhshme.

Në shfaqje u prezantua një HyperForce, e cila tërhoqi vëmendje të madhe me dizajnin e saj, dhe fuqinë e saj prej 1341 kuaj me dy motorë.

Ky variant po cilësohet si “ëndërr e guximshme që pritet të realizohet deri në fund të dekadës”, dhe të jetë gjenerata e re nga Nissan. Disa sugjeruan që ai të funksionojë me motor me lëndë djegëse, ndërsa të tjerë ishin pro elektrizimit të tij.

Ndryshe, Nissan ka njoftuar se edhe një model elektrik me bateri do të fillojë të prodhohet në vitin 2028, duke premtuar densitet të dyfishtë të energjisë, dhe shpejtësi të trefishtë të karikimit.