Incidenti/ Trump-it i ngec letra higjienike në këpucë (Video)

Presidenti Donald Trump shpesh gjendet në situata të sikletshme, prej flokëve ose ndonjë detaj në veshjen e tij.

Teksa do të udhëtonte për në Rochester, në Minnesota, për një miting të enjten në mbrëmje, ai sërish ka marrë vëmendjen e medias.

Kamerat kapën momentin kur Trump po ngjiste shkallët e avionit në Aeroportin e Minneapolis-Saint Paul, teksa një letër higjienike i kishte ngelur në këmbën e majtë.

Kur u ngjit në krye të shkallëve, ai u kthye dhe përshëndeti turmën me dorë. Letra higjienike u shkëput nga këmba e tij, në momentin kur ai hyri në kabinë.

Asnjë nga stafi i tij nuk bëri ndonjë përpjekje për të njoftuar presidentin për problemin, edhe pse njëri prej tyre duke buzëqeshur i tha diçka një kolegu të tij.

Nuk dihet nëse ai po bënte shaka me situatën e sikletshme të Trump.

Komentuesit në Twitter u treguan të shpejtë për të tallur Presidentin, teksa një prej tyre shkruante se “incidenti përmbledh të gjithë presidencën e Trump.