Indi, shkon në 31 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet

Numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin Sikkim të Indisë ka shkuar në 31 ndërsa vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për më shumë se 100 persona të zhdukur, transmeton Anadolu.

Bilanci po rëndohet në katastrofën e përmbytjes që ka ndodhur si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në një digë në Sikkim. Zyrtarët theksuan se në katastrofën ku janë prekur mbi 22 mijë njerëz kanë humbur jetën të paktën 31 persona, përfshirë 4 ushtarë.

Sipas lajmit të “Hindustan Times”, vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për më shumë se 100 persona të zhdukur. Ndërkohë në spitale të ndryshme në rajon vazhdojnë trajtimin 26 persona të lënduar nga përmbytjet.

Theksohet se përmbytja u shkaktua për shkak të tejmbushjes së një dige hidroelektrike pas reshjeve të shumta.