India po kërkon shpërndarësit e ‘lajmeve të rreme’ pas sulmeve ndaj myslimanëve

Policia në Indi po kërkon pronarët e rreth 100 llogarive të mediave sociale të akuzuar për shpërndarjen e “lajmeve të rreme” pas sulmeve ndaj turmave në xhamitë në veri-lindje të vendit. Katër xhami u vandalizuan dhe disa shtëpi e biznese në pronësi të muslimanëve u plaçkitën.

Dhuna e muajit të kaluar në shtetin Tripura shpërtheu gjatë të një mbledhjeje të qindra ndjekësve të një grupi nacionalist të djathtë. Incidenti dukej se ishte një sulm hakmarrës i shkaktuar nga vrasja e disa besimtarëve hindu përtej kufirit në Bangladeshin me shumicë myslimane, shkruan Theguardian, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë, njerëzit që synonin të nxisnin dhunë të mëtejshme ndanë imazhe mashtruese në mediat sociale pas incidentit.

“Llogaritë e identifikuara po përhapnin thashetheme, lajme të rreme, video të rreme dhe fotografi të rreme që as nuk ishin të lidhura me Tripura. Është ende herët, por të gjithë do të identifikohen dhe arrestohen për trillime të tilla.”, tha një oficer i lartë i policisë në shtet në kushte anonimiteti.

Një raport i policisë i lëshuar në media të shtunën identifikoi 102 postime për të cilat tha se ishin botuar nga “mashtrues të panjohur” për të provokuar konflikt midis “njerëzve të komuniteteve të ndryshme fetare”.

Raportet e mediave lokale njoftuan se policia i kishte shkruar Facebook, Twitter dhe YouTube për të kërkuar heqjen e postimeve, serisa shumë nga postimet fyese ishin hequr të dielën. Ato që mbetën në internet kryesisht dukej se po nënvizonin gjendjen e vështirë të muslimanëve të shënjestruar në sulme.

“Qeveria e shtetit ende nuk ka nisur ndonjë veprim të madh kundër atyre që kanë ushtruar dhunë”, thuhet në një deklaratë nga një koalicion i grupeve myslimane indiane të shtunën.

Udhëheqësit e komunitetit të pakicës myslimane në Indi deklarojnë se i janë nënshtruar gjithnjë e më shumë sulmeve dhe kërcënimeve me pak mundësi për mbështetje zyrtare që kur partia nacionaliste hindu erdhi në pushtet në vitin 2014.