Indonezi, të paktën 20 të vdekur nga trazirat në Papua

Të paktën 20 persona janë vrarë sot nga trazirat në provincën lindore të Indonezisë, Papua, konfirmoi një zëdhënës ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tre studentë dhe një ushtar u vranë në qytetin Jayapura ndërsa 16 civilë u vranë në Wamena, qyteti më i madh i provincës malore”, tha për AA, koloneli Eko Daryanto.

Rajoni ka përjetuar trazira që nga 19 gushti pas akuzave për abuzim racist dhe keqtrajtim të studentëve papuanë në ishullin Java.

Protestat e reja sot detyruan autoritetet të bëjnë thirrje për shtyrje të përkohshme të të gjitha fluturimeve në provincë pasi turma e zemëruar u vuri zjarrin disa ndërtesave.