Irak – 52 fëmijë të vrarë dhe 73 të gjymtuar si pasojë e mbetjeve të luftës

Bëhet e ditur se 52 fëmijë kanë humbur jetën dhe 73 të tjerët kanë mbetur të gjymtuar në Irak vitin e kaluar për shkak të mbetjeve të municioneve të luftës.

Përfaqësia e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Irak ka lëshuar një deklaratë mbi ndikimin e municioneve të mbetura të luftës tek fëmijët.

Në deklaratë thuhet se 52 fëmijë kanë humbur jetën dhe 73 fëmijë kanë mbetur të gjymtuar për shkak të eksplozivit të mbetur nga lufta në vitin 2021.

Duke deklaruar se nevojiten përpjekje më të forta për të reduktuar efektin në rritje të mbetjeve të luftës, u vu re se numri i vdekjeve dhe gjymtimeve në mesin e fëmijëve për shkak të mbetjeve të luftës në Irak u rrit me 67 për qind krahasuar me vitin 2020. /trt