Irak, grupet mbajnë raundin e dytë të dialogut për zgjidhjen e krizës politike

Grupet politike rivale të Irakut mbajtën raundin e dytë të dialogut kombëtar në një përpjekje për të zgjidhur krizën politike disamujore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit Mustafa al-Kadhimi, pa dhënë detaje të tjera.

Raundi i parë i dialogut u mbajt më 17 gusht, por u bojkotua nga kleriku shiit me ndikim Muqtada al-Sadr.

Tensioni ka qenë i lartë në të gjithë Irakun javët e fundit për shkak të dështimit të grupeve shiite për të rënë dakord për një kryeministër të ri që nga zgjedhjet e fundit të vendit më 10 tetor të vitit 2021.

Më shumë se 30 protestues u vranë javën e kaluar kur mbështetësit e Muqtada al-Sadr sulmuan Pallatin Republikan, ku është vendosur qeveria në Bagdad, pasi Al-Sadr tha se po tërhiqej nga politika. /aa