Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, u protestua kundër sulmeve të Izraelit kundër palestinezëve në Mesxhid al-Aksa, Kudsin Lindor dhe në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave iraniane, dhjetëra njerëz u mblodhën para ndërtesës së OKB-së në Teheran duke thirrur parulla anti-izraelite dhe anti-amerikane.
Midis demonstruesve tërhoqi vëmendjen që disa fëmijë mbanin postera të foshnjave palestineze dhe fëmijëve që humbën jetën në sulmet izraelite.
Gjatë fjalimeve, institucionet ndërkombëtare u thirrën të “mbështesnin Palestinën”. /aa