Irani dëshiron të vazhdojë bisedimet me Arabinë Saudite

Hossein Amir-Abdollahian

Zyrtarët e Iranit dhe Arabisë Saudite në prill 2021 u takuan në Bagdad për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta. Bisedimet vazhduan edhe më pas me ndërmjetësimin e Irakut

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian tha se dëshirojnë të vazhdojnë bisedimet për të rregulluar marrëdhëniet me Arabinë Saudite por që kjo varet nga vullneti i qeverisë së Rijadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme iraniane thuhet se Abdollahian u takua me ministrin e Jashtëm të Irakut, Fuad Hussein gjatë sesionit të Konferencës së 58-të Ndërkombëtare të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Në takim krahas marrëdhënieve mes dy vendeve u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në rajon. Abdollahian tha se janë të gatshëm të vazhdojnë bisedimet me qeverinë e Rijadit por kjo para së gjithash varet nga vullneti i palës përballë.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Irakut, Fuad Hussein vuri në dukje se janë të gatshëm që të mirëpresin edhe raundin e ardhshëm të negociatave mes Teheranit dhe Rijadit.

Zyrtarët e Iranit dhe Arabisë Saudite në prill 2021 u takuan në Bagdad për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta. Bisedimet vazhduan edhe më pas me ndërmjetësimin e Irakut.

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian në një deklaratë më 23 dhjetor 2021, bëri të ditur shënimin e përparimit në negociatat me Rijadin. Ai theksoi se Arabia Saudite si shenjë të kësaj dha vizë për tre diplomatë iranianë me detyrë në Organizatën e Bashkëpunimit Islam në Xheda. /aa