Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei tha gjatë një konference për media se Teherani do të shqyrtojë vetëm marrëveshjet që përfshijnë garanci që parandalojnë kthim në armiqësi
Irani sot hodhi poshtë idenë e një armëpushimi me SHBA-në, duke thënë se çdo pauzë në luftime mund t’u lejojë kundërshtarëve të tij të riorganizohen dhe të rifillojnë sulmet, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei tha gjatë një konference për media se Teherani do të shqyrtojë vetëm marrëveshjet që përfshijnë garanci që parandalojnë kthim në armiqësi.
“Një armëpushim do të thotë pauzë për të rindërtuar forcat për sulme të rinovuara. Asnjë aktor racional nuk do ta pranonte këtë”, tha ai.
“Kërkesat e Iranit duhet të përfshijnë garanci për të parandaluar një cikël armëpushimi dhe konflikti të rinovuar”, shtoi Baqaei duke theksuar se vendimet që lidhen me sigurinë kombëtare duhet të sigurojnë që të mos ketë akte të mëtejshme agresioni.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 njerëz, përfshirë ish-liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Irani është është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet globale dhe aviacionin.








