Pavarësisht shpalljes së armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, shumë iranianë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara besojnë se ka ardhur koha për një ndryshim regjimi në vendin e tyre pas afro pesë dekadash nën sundimin klerikal.
Në një lagje iraniane në Los Anxhelos, të njohur si “Tehrangeles”, ku jetojnë rreth 200,000 iraniano-amerikanë, shumë banorë e shprehin hapur dëshirën për një të ardhme të re për Iranin.
“Shpresoj për ndryshim. Irani nuk është në gjendje të ushqejë popullin persian,” tha për AFP Mohammad Ghafari, pronar i një dyqani ushqimor, i cili u largua nga vendi për të studiuar para revolucionit të vitit 1979 dhe nuk është kthyer më.
“Nëse populli atje do të ishte i lumtur me një ndryshim regjimi, do të isha edhe unë,” shtoi ai.
Fereshteh, një kliente dhe banore tjetër e “Tehrangelesit”, me prejardhje hebreje iraniane dhe e arratisur gjatë luftës Iran-Irak në vitet ’80, thotë: “Tani është koha që populli iranian të ngrihet, sepse regjimi është shumë i dobët.”
Në këtë komunitet të madh të diasporës iraniane, zëri për ndryshim dëgjohet më fort se kurrë. /mesazhi

