Itikafi

Dr. Zekerija Bajrami

Prej sonte fillojnë netët e Itikafit, Itikaf dmth. qëndrimi në xhami dhjetë ditët e fundit të muajit të bekuar Ramazan me nijet adhurimi.
Ai që bën nijet për itikaf, qëndron në xhami ditën dhe natën aty bën iftarin, han syfirin, pushon kur ka nevojë. kohën tjetër e kalon në adhurim, siç është: falja e namazit, leximi i Kur’anit, salavati Pejgamberit, teube istigfari( të kërkuarit falje prej Zotit) dhikri ( të përmendurit Allahun), lutja etj.
Kjo vlenë për burrat, kurse femrat itikafin mund ta krynë në shtëpi, ata e ndajnë një dhomë dhe çdoherë kur të kenë kohë të lirë hynë aty me nijet të itikafit, falin namaz lexojnë Kur’an. . . !
Qëndrimi në itikaf është synet i mjaftueshëm(nëse dikush qëndron është arritur syneti për të gjithë lagjen ose rrethin ku jeton). Ata që rrinë në itikaf kanë shpërblim, kurse ata që nuk rrinë nuk bëjnë gjunah.
Ai që bën nijet të qëndroi në itikaf, nuk del nga xhamia përpos për raste nevoje, siç është përtërirja e abdesit etj.
Nëse del për ndonjë arsye dhe kthehet përsëri, itikafi është në rregull.
Zoti ynë, Atyre që do të qëndrojnë në itikaf lehtësoja dhe pranoja!
Allahume Amin!